“Po plakesh”, Bebe Rexha hap sërish debat për paragjykimin e grave në industrinë e muzikës
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 13 August 2019
Fotos ku shfaqet me të brendshme, Bebe Rexha i ka bashkëngjitur edhe një reagim që ka hapur sërish debat për paragjykimin e grave dhe vajzave në industrinë e muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se si një burrë i botës së muzikës në SHBA e ka konsideruar të plakur për shkak se po i afrohet të 30-ave dhe e ka kritikuar për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.
“Së fundmi një burrë, përfaqësues në muzikë, më tha se po plakesha dhe se stili im është “konfuz”. Sepse… unë jam kantautore që publikoj foto seksi në Instagram dhe kjo nuk është ajo se çfarë duhet të bëjnë kantautoret, sidomos ato në moshën time. Jam 29 vjeç”, shkruan Bebe.
Por këngëtarja thekson se është “e ngopur me të qenit brenda një kutie”. Bebe vë gjithashtu në dukje faktin se gratë dhe meshkujt nuk trajtohen njësoj me kalimin e moshës, por ajo ka vendosur që të mos bëjë asnjë përpjekje për t’u dukur më e re, pasi është e kënaqur me vitet që ka.
“Unë i bëj vetë rregullat. Jam e lodhur me faktin që gratë etiketohen si plaka kur rriten në moshë dhe djemtë etiketohen si seksi me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’i largohem kësaj. Nuk do të gënjej për moshën apo të këndoj këngë që mendoj se do të shesin më shumë sepse ngjasojnë “më të reja”. Do ta festoj moshën time sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam më e dashur se 10 vite më parë”, shkruan këngëtarja fituese e shumë çmimeve në muzikë.
Reagimi i Bebe Rexhës është mbështetur nga shumë këngëtare të tjera, me ndikim në muzikën ndërkombëtare.
“Tërhiqi zvarrë ata. 29 vjeçaret bashkohen”, i shkruan Taylor Swift, gjithashtu 29 vjeçare.
Mbështetje për Beben ka ardhur edhe nga bashkëkombësja e saj, Rita Ora, e cila i shkruan: “Kantautorja ime seksi. Ti je e bukur, po bëhesh më seksi dhe talenti yt ‘këndon vetë’. Vazhdo bëji ato rregulla.”
Ashtu siç ndodhi në fillim të 2019-ës, kur deklaroi se asnjë stilist nuk pranonte ta vishte për çmimet ‘Grammy’ pasi e konsideronin shumë të shëndoshë, edhe ky reagim i fundit i Bebe Rexhës është raportuar nga mediat më të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare, si Fox News, Usa Today, People, Billboard, Daily Mail, Metro, etj.
Të tjera
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...