A po përdorin shiringa me hormone edhe fermerët kosovarë në pemë dhe perime? (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 24 June 2017
Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarin për informim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçin, i cili ka thënë se agjencia në fjalë nuk ka asnjë raport sa i përket mbetjeve të Pesticideve, mirëpo ka thënë, se për “hormone (fitohormone) nuk kemi kapacitete për t’i analizuar ne vendin tonë”.
“Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka kapacitet te mjaftueshme njerëzore dhe analitike për kontrollin e Importeve të Pemëve dhe Perimeve. Nuk kemi asnjë raport të tillë sa i përket mbetjeve të, Pesticideve kurse hormone (fitohormone) nuk kemi kapacitete për ti analizuar ne vendin tonë”, ka thënë ai.
Inspektorati i kufirit ka ligjet dhe udhëzimet Administrative për kontrollin e importeve qe i nënshtrohen kontrollit fitosanitar jo vetëm për perime por për të gjitha produktet tjera, ka thënë ndër tjera Thaçi.
“Importi i pemëve dhe perimeve bëhet nga Shqipëria,Turqia, Greqia, Italia ,Maqedonia dhe shumë pak nga Serbia. Ne si inspektorat bëjmë kontrolle te përhershme ne pikat kufitare dhe terminalet doganore. Inspektorati Fitosanitar i brendshëm i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë deri më tani gjatë inspektimeve dhe kontrolleve nuk është hasur në gjetje të përdorimit te fitohormoneve nga ana e fermerëve. Sa jemi ne te informuar përmes trupave inspektuese, te ne nuk përdoren fitohormonet ne perimekultura. Gjatë inspektimeve të shumta, asnjëherë nuk janë hasur preparate të tilla në barnatoret bujqësore në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të AUV-it
Tutje Thaçi thotë se janë të hapur që nëse ka argumente se ka prezencë të tepruar të fitohormoneve apo çfarëdo shtese tjetër që është vërtetuar nga ana e laboratorit “atëherë na i dërgoni dhe ne do të marrim masa e nevojshme. Deri me tani nuk kemi pas asnjë ankesë ne adresë tonën”. /Lajmi.net/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...