Auto&Tech

Po përdoret masivisht, inteligjenca artificiale zhvesh gratë në foto

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 December 2023

Sipas studiuesve, aplikacionet dhe faqet e internetit që përdorin inteligjencën artificiale për “të zhveshur” gratë në foto, po përdoren masivisht.

Vetëm në shtator, 24 milionë njerëz vizituan këto faqe interneti, sipas kompanisë që analizon rrjetet sociale, Graphika.

Sipas Graphika, shumë prej këtyre platformave përdorin rrjetet e njohura sociale për marketing. Shërbimet përdorin inteligjencën artificiale për të rikrijuar një imazh, ku një person duket lakuriq, ndonëse fotoja është e rreme. Shumë prej tyre funksionojnë vetëm për gratë.

-Advertisement-

Këto aplikacione janë pjesë e një tendence shqetësuese të pornografisë, e cila po zhvillohet dhe shpërndahet për shkak të përparimeve të inteligjencës artificiale.

Viktimat e këtyre abuzimeve mund të mos e mësojnë kurrë se çfarë ka ndodhur realisht me fotot e tyre, ose kanë vështirësi për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera