Lajme

“Po mos të ishte Ramushi, Peja do të mbetej si Mitrovica!”

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 20 September 2019

Një e moshuar nga qyteti i Gjakovës ka rrëfyer vuajtjet e popullit shqiptar përgjatë kohës së luftës në Kosovë, vlerëson se nuk duhet harruar e kaluara.

“Hasmi nuk është ndalë vetëm me maltretime, helmime dhe largime nga puna..”, u shpreh ajo, duke ju referuar forcave serbe.

Sipas saj, po mos të ishte Ramushi Haradinaj, që në atë kohë ishte gjeneral i UÇK-së, “Peja do të mbetej si Mitrovica” ka veçuar ajo, duke aluduar në situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas përfundimit të luftës.

-Advertisement-

Për t’i dhënë epitete më të larta Haradinajt, ajo ka shtuar se “edhe Ibrahim Rugova i besoj Ramushit për të punuar për vendin tonë”.

Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së territoreve, ajo pohon se ishte Haradinaj, i cili edhe në kohë paçe e ndali ndarjen e vendit.

“Hasmi hala është ka na sillet ka dera e oborrit. Kur të vjen dita mos e harroni kush e ka ndalë ndamjen”, u shpreh ajo.

Krejt në fund theksoi se “jo me ishalla, jo me nashta, por me Ramush Haradinaj përpara.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera