Fun & Video

Po merrte vezët në pulari, gruaja vritet nga gjeli

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 September 2019

Një grua e moshuar gjeti vdekjen, pasi u sulmua nga një gjel, teksa mblidhte vezët në pularinë që kishte në oborr.

Ngjarja e rëndë ndodhi javën e kaluar në Australi, duke tronditur opinionin publik, lidhur me faktin se si kafshë në dukje të pafajshme, mund të jenë vdekjeprurëse.

Gjeli çau me sqepin e tij një variçe të gruas, duke bërë që e moshuara të pësojë hemorragji vdekjeprurëse.

-Advertisement-

Profesor Roger Byard, ekspert i mjekësisë ligjore në Universitetin e Adelaide, tha për mediat se bëhet fjalë për një ngjarje të zakonshme.

Madje ai citoi edhe një rast tjetër kur një grua e moshuar gjeti vdekjen për shkaqe të ngjashme, për shkak se u gërvisht nga një mace.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera