‘Po mendon me luftu në FB’, ‘zëdhënës i opozitës’: Shkrimi i Sveçlës për protestën e djeshme irriton qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 19 December 2022
Në orët e vona të së dielës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të dilte me një shkrim rreth protestës që u mbajt pranë kufirit Kosovë-Serbi, më konkretisht te pika kufitare në Jarinjë. Derisa pretendonte se akterë të Rusisë e Serbisë e të grupeve “famëkeqe” kanë hyrë në territorin e shtetit kosovar, qytetarët duket se u irrituan. Çka i thanë ata ministrit?
Në një shkrim të publikuar mbrëmë në Facebook, Sveçla e quajti “episodë të nivelit të luftës hibride serbo-ruse”, protestën e mbajtur dje në pranë pikës kufitare në Jarinje.
“Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu.” – shkroi ai.
Ishte pikërisht kjo, pjesa e postimit të Sveçles që duket se i nervozoi qytetarët përdorues të rrjetit social Facebook.
Çka i thanë ata?
“Atëherë, a nuk është i mundur arrestimi i tyre?” – ka qenë pyetja e parashtruar nga një qytetar me inicialet D.M.
Një tjetër, K.K, duke komentuar poshtë postimit të ministrit Sveçla, pretendoi se shërbimi i intelegjencës ka dështuar, shkruan Nacionale.
“Suksese Juve, por pasi që Mitrovicën e keni nën mbikqyrje atherë pastroje nga maskat dhe bandat atë pjesë, e jo vetëm nga ato, por krejt të këqijat dhe padrejtësit duke filluar nga shmangia e tatimit, paguarja e rrymës, kthimi i pronave të uzurpuara nga shkijet e deri te ndërtimet pa leje, bile edhe për Rakiçin mund të mbledhni mjaft dëshmi që t’i vihen prangat.” – kjo ishte kërkesa që qytetari me inicialet S.C, ia bëri ministrit Sveçla.
Ndërkaq, dikush, po pretendon se ministri mendon që t’i luftojë kriminelët përmes rrjeteve sociale, Facebook e Instagram.
“Minister” ti je per me marre vendime, nese i ke keto informata pse nuk merre aksion, por mendon me i luftu kriminelet me facebook e Instagram.” – ka shkruar një qytetar tjetër.
Dikush, po vlerëson se Sveçla, po sillet edhe si “zëdhënës i Opozitës”.
Një person tjetër e ka bërë një pretendim mjaft shqetësues, duke thënë se Natën e Krishtlindjes, këto grupe “mund të sulmojnë pikat kufitare”.
“Nata e Krishtlindjes (kup.nderrimi i viteve) do te jete nata kur keto grupe, per te cilat kam shkru disa here kohe me pare, (e per cka jam komentu rende nga paramilitaret tuaj te facebook-ut), eshte me rrezik se mund te sulmojne pikat kufitare dhe poashtu te provokojne nje perballje te armatosur, çka do te shkaktonte stituate shume te rende per shqiptaret andej por edhe per pjesen veriore te Mitrovices ne kuptimin politik e te sigurise.” – ka shkruar ai.
Krejt çka ndodhi dje
Rreth orës 13:00, dhjetra serbë u mblodhën pranë pikës kufitare me Kosovën në Jarinjë, derisa në anën tjetër, qëndronin trupat e KFOR-it.
Të njëjtit, ndodheshin aty nën pretendimet “për ta zhbllokuar kalimin e serbëve nga Kosova”, derisa mbanin në duar pankartat si: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “S’ka dorëzim të Kosovës”.
“Marrëveshja e Bruskelit.” – kështu thuhej në një prej pankartave, e cila do të digjej më pas nga të njëjtit protestues.
Pas këtij veprimi, ata ekspozuan edhe hartën e Kosovës, brenda së cilës ilustrohej flamuri i Serbisë.
Serbët që po protestonin në një pikë u dëgjuan edhe duke brohoritur kundër NATO-s.
“FUCK NATO.” – brohorisnin të njëjtit, derisa trupat e KFOR-it po qëndronin pak metra më larg. (dëgjohen nga minuta 01:05:50 sipas pamjeve të SRBIN.INFO)
Por këto brohoritje nuk zgjatën shumë, madje për të mos thënë as një minutë. Të njëjtit, u heshtën shumë shpejt.
Pak më vonë, situata eskaloi. Protestuesit vrapuan për të kaluar kordonin e Policisë së Serbisë, për të kaluar andej kufirit, pra në Kosovë.
Kjo e tensionoi pak situatën, derisa pati edhe një përleshje mes protestuesëve dhe policisë. Në prapavijë, sipas pamjeve direkte u dëgjua edhe një shpërthim, ndonëse nuk dihet se çfarë ndodhi konkretisht në atë pjesë.
Po ashtu, Policia e Serbisë gjatë protestës arrestoi një person, i cili u lirua me t’u shpërndarë turma.
Të tjera
-
Spanja dërgon 500 trupa të tjerë në Valencia pasi rritjes së zemërimit nga banorët lokalë për mungesë të mbështetjes
500 ushtarë të tjerë janë duke u dislokuar në rajonin e Valencias në Spanjë n...
-
Ali Ahmeti: Ndërhyrja nga Kosova në zgjedhje, ka një kosto të lartë për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ed...
-
Ndarja e Kosovës opsion i Trumpit President? Wisner: Nëse ai sheh ndonjë ujdi me Vuçiqin që i përshtatet, nuk e pret Kosovën
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të ndikojë ndjeshëm në të ard...
-
Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it
Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit të Kolumbisë, David Philips ë...
-
PDK: Kur t’i rrisim ne pagat, Kurtit do t’i vijë marre për vendimet e tij
Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim G...
-
Rritja e pagave nga janari, vendimi mund të përfundojë në Kushtetuese
Vendimi i Kryeministrit Albin Kurti për rritje pagash nga janari, përkatësish...
-
Përfshihet nga zjạrri kati i dytë i një shtëpie në Ferizaj, nënë e bijë kërcejnë nga dritarja
Një grua bashkë me vajzën e saj të mitur ka kërcyer nga dritarja, meqë kati i...
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...