BE po mban peng qytetarët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 07 June 2018
Burokracia e Bashkimit Evropian si dhe papërgjegjësia e politikanëve vendorë ka bërë që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të jenë të diskriminuar, duke mos pasur mundësinë e lëvizjes së lirë.
Për BE-në, 1.7 milion banorë nuk përbëjnë rrezik dhe nga kjo qasje e BE-së karshi Kosovës më të “persekutuarit” janë qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të presin në radhë nëpër ambasada për viza, duke qenë kështu të vetmit në Evropë që nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Publicisti Imer Mushkolaj, tha se për BE po i mbanë peng qytetarët e Kosovës. “Bashkimi Evropian (BE), po i mban peng qytetarët e Kosovës për shkak të papërgjegjësisë së politikanëve. Por, po ashtu, zakonisht para liberalizimit, BE shtrëngon kriteret për viza dhe këtë po e vuajnë qytetarët. Përndryshe, për BE 1.7 milion qytetarët e Kosovës nuk përbëjnë kurrfarë rreziku kur t’iu liberalizohen vizat, ngase mekanizmat e qartë mbikëqyrës dhe rregullat strikte do të parandalojnë çfarëdo situate të pakëndshme”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa, profesori dhe artisti i fotografisë, Fahredin Spahija tha se qytetarët e Kosovës janë vendosur në një vorbull diskriminues të dyfishtë, i cili sipas tij po shndërrohet në një makth të vërtetë. Ai po ashtu kritikoi pushtetarët vendor të cilët për shkak të paaftësisë së tyre për të demokratizuar Kosovën po bëhen pjesë aktive e mafies ekonomike dhe makinacioneve kriminale.
“Pushtetarët kosovarë në njërën anë, shkaku i paaftësisë së tyre që ta demokratizojnë shtetin më të ri të Kosovës, duke u bë pjesë aktive e mafies ekonomike dhe makinacioneve tjera kriminale dhe burokracia evropiane në anën tjetër, kanë izoluar qytetarin e zakonshëm kosovar pa të drejtë, duke e privuar atë nga lëvizja e lire në kontinentin, pjesë e të cilit është edhe vet ai. Nga kjo qasje aspak humane dhe që s’ka lidhje me normat demokratike të cilat i proklamon pa ndalë Bashkimi Evropian, dalin si të persekutuarit e vetëm – qytetarët e zakonshëm të Kosovës, ndërkohë që Evropa i privilegjon pushtetarët kosovarë me lëvizje të lirë në të gjitha shtetet evropiane, sa herë që atyre u jepet rasti”, potencoi Spahija.
Sipas tij, kjo bllokadë anti-humane që iu bëhet qytetarëve të Kosovës godet pamëshirshëm edhe sferën kulturore dhe atë sportive. Spahija tha se Bashkimi Evropian (BE), përfundimisht duhet ta përmirësojë këtë padrejtësi karshi qytetarëve të zakonshëm të Kosovës.
“Sfera kulturore dhe sportive nuk mund të zhvillohen sa duhet dhe si duhet nëse ju kufizohet lëvizja e lirë nëpër botë, ku ata do të mund të hynin në konkurrencë me vlerat evropiane e botërore për t’i dëshmuar aftësitë e tyre profesionale. Vite me radhë nga paslufta e deri tani jemi dëshmitarë të situatave kur artistëve dhe sportistëve vendorë iu refuzohen vizat nga ambasadat në vendet e të cilëve ata kishin dhe kanë aktivitete garuese dhe promovuese duke ua pamundësuar pa pikë të drejte, t’i tregojnë vlerat dhe aftësitë e tyre profesionale.
Mendoj se Bashkimi Evropian, përfundimisht duhet ta përmirësojë këtë padrejtësi karshi qytetarëve të zakonshëm të Kosovës duke i lejuar ata të lëvizin nëpër Evropë lirshëm dhe pa viza dhe njëkohësisht duke i penalizuar pushtetarët e Kosovës me mekanizmat adekuat për t’i detyruar ata të demokratizohen dhe të heqin dorë nga lidhja e tyre e ngushtë me krimin e organizuar, duke i nxjerrë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe ata që janë pasuruar duke vjedhë arkën e shtetit”, theksoi ndër të tjera Spahija për Telegrafin.
Ndryshe, ditë më parë aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, opinionistë e sportistë bashkërisht, i janë drejtuar me një letër publike Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së duke kërkuar që të merret vendimi për liberalizimin e vizave.
Të tjera
-
Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionët
Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në ...
-
Moti sot diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me die...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në n...
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...