‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 23 December 2024
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richard Grenell, tash ka marrë pozitën e emisarit për misione speciale, nën administratën e re të Donald Trump. Megjithatë, një nga fokuset e tij vazhdon të jetë gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë.
Richard Grenell ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me dyshimet për padrejtësi në Gjykatën Speciale të Hagës.
Shpërndarja e këtyre deklaratave vjen pak ditë pas raportimit ekskluziv të Nacionales, se në një takim të liderëve të Gjykatës Speciale me diplomatë, u përmendën deklaratat e Richard Grenellit.
Rama kishte thënë se Thaçi po mbahet peng, përderisa Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim të paktën për një rezolutë.
“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mme në krye Hashim Thaçin”, tha ai.
“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, tha Edi Rama, raporton Nacionale.
Ai ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, tha Edi Rama.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...