Rozë

‘Po marr frymë nën ujë’ Elvana Gjata poston foto nga pushimet

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 24 August 2020

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Përveçse nuk solli asnjë projekt muzikor, ajo gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”. Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.

-Advertisement-

https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/?utm_source=ig_embed

Por një ditë më parë ajo bëri postimin e radhës. Elvana ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.

“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: fansave u ka munguar shumë.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë./bw

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera