Lajme

“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 25 June 2022

Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe ka detyruar ndërhyrjen e sigurimit.

Gazeta Insajderi ka publikuar pamje nga intervenimi i dhunshëm i sigurimit të paritsë së LDK-së, teksa një person dëgjohet duke bërtitur.

-Advertisement-

Gazeta mëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë. Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera