Lajme

Po luftonte për jetën në spital, vdes e mitura që u aksidentua në Lipjan para 10 ditësh

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 20 November 2020

Një aksident ka ndodhur para 10 ditësh në Lipjan, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti të enjten ka vdekur e mitura e cila po trajtohej në QKUK.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën Shtime –Komoran, konkretisht në fshatin Krojmir.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

-Advertisement-

Rruga Shtime-Komoran, fshati Krojmir, Lipjan 30.10.2020 – 20:10. Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera