Lajme

Po lëvizte me veturë, qytetarit i vjen një predhë e ar*ës nga një drejtim i panjohur

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 25 March 2024

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se teksa ka qenë duke lëvizur me veturë, i ka ardhur një predhë e armës në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raport thuhet se përveç dëmeve materiale, s’ka lëndime në njerëz.

-Advertisement-

“Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, precizohet në raportin e PK’së.

Rasti është nën hetime, sipas policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera