Lajme

Po lahej në lumin Buna, humb jetën vajza e mitur

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 27 July 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mesditën e kësaj të marte.

Një vajzë e mitur 13-vjeçe, me inicialet Z.L., është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë, të njësinë Ana e Malit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, para se të ndodhte tragjedia 13-vjeçarja po lahej së bashku me familjarët e saj, por fatkeqësisht nuk arriti dot të dalë e gjallë në breg.

-Advertisement-

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, transmeton Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera