Po konsiderohet rezolutë kundër Rusisë në samitin e G20-ës, Zelensky: Lufta të ndalet tanic

Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 15 November 2022
“Lufta duhet të marrë fund tani”. Me këtë mesazh ju drejtua liderëve botërore presidenti Volodymir Zelensky, i cili theksoi se tani ishte momenti për të mbështetur një plan paqeje, pas mundjes së Rusisë në qytetin jugor të Kherson.
Ai foli përmes një videolidhje për liderët e G20-tës, të cilët janë mbledhur në ishullin indonezian të balit për një samit që pritet të eklipsohet nga lufta në Ukrainë dhe shqetësimet për inflacionin global, ushqimin dhe sigurinë energjetike.
Zelensky i kërkoi udhëheqësve globalë përfshirë presidentit amerikan Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping, të miratojnë një formulë paqeje prej 10 pikësh, i mbështetur te karta e OKB dhe ligji ndërkombëtar.
“Ne nuk do të lejojmë Rusisë të rigrumbullojë forcat e veta dhe më pas të ndërmarrë një seri aktesh terroriste. Jam i bindur se tani është koha për të ndalur luftën shkatërruese të Rusisë”, tha Zelensky.
Liderët e vendeve të G20-s po konsiderojnë një draft rezolutë, ku shumica e anëtarëve dënojnë ashpër luftën dhe theksojnë se ajo po përkeqëson ekonominë globale. Kryeministri britanik Rishi Sunak kritikoi luftën barbare të Rusisë në Ukrainë dhe tha se qeveria e Putinit do të dëgjonte korin e kundërshtisë globale ndaj veprimeve të tij.
Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi homologut kinez të bashkohet me Francën kundër luftës në Ukrainë. Duke folur në nisje të takimeve bilaterale në G20-të. Ai theksoi se stabiliteti i botës ishte edhe në interes të Kinës. Kievi sakaq mirëpriti kritikat e Kinës ndaj kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore pas takimit të presidentit amerikan Biden me homologun kinez Xi Jinping. Në një deklaratë të publikuar pas takimit në Ministrinë e Jashtme të Kinës, thuhej se konfrontimi mes fuqive të mëdha duhet të shmangej. /a2news.al/

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...