Lajme

Po konsiderohet i domosdoshëm, a do të vendoset Ligji për Lustracion në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 03 April 2022

Ligji për lustrim ka për qëllim t’i vendosë përballë drejtësisë të gjithë zyrtarët që në kohën e regjimit të Millosheviqit kanë zbatuar ligje diskriminuese kundër popullatës në Kosovë.

Veprime konkrete nuk pati pothuajse asnjëherë. Përkundër që nuk u ndërmorr asnjë nismë gjatë ketyrë 23 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, Ligji për Lustracion po konsiderohet ende i nevojshëm

Por, pse ky ligj është kaq i domosdoshëm, tregon Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

-Advertisement-

Megjithatë, përkundër rëndësisë, ai thotë se nuk ka vullnet politik për nisur ndonjë inciativë për miratimin e këtij ligji.

E një ligj i tillë ishte kërkuar shumë vite më pare edhe nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë.

Kryetari i kësaj shoqate, Hydajet Hyseni, thekson se personat që në të kaluarën kanë kryer krime ndaj popullatës shqiptare, duhet të dalin para ligjit.

Hyseni që njëherit është edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet se shteti ynë është vunuar shumë për ta pasur këtë ligj.

Por, nga Ministria e Drejtësisë, për televizonin kanë bërë të ditur se ky ligj nuk bën pjesë në agjendën legjislative të ministrisë për vitin 2022.

“Ministria e Drejtësisë, në programin e saj legjislativ për vitin 2022, nuk e ka përfshirë në agjendën e saj legjislative Projektligjin për Lustracion, ndonëse ne konsiderojmë se ky Projektligj është i një rëndësie të veçantë për vendin tonë, për të hequr dyshimet se personat me të kaluar të dyshimtë janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës” (grafikë)

Në anën tjetër, Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë duhet patur kujdes që ky ligj të mos shndërrohet në mjet për hakmarrje politike.

Ndryshe, Ligji për lustrim ka për qëllim t’i vë përballë Drejtësisë të gjithë zyrtarët që në kohën e regjimit të Millosheviqit kanë zbatuar ligje diskriminuese kundër popullatës në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera