Lajme

Po kërkohej me urdhër të Gjykatës, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 30 August 2024

Një person i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ai ishte i dënuar me një vit burgim, pasi është dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri u arrestua të enjten në kuadër të implementimit të planit operativ dhe ekzekutimit të urdhëresave si dhe planit operativ “Rrethi” nga Drejtoria Ranjonale e Policisë në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi“.

-Advertisement-

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore si dhe Planit operativ “Rrethi”. Me 29.08.2024, në Prishtinë është arrestuar i dënuari E.Q, 46 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Kanosje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera