Rozë

“Po kënaq sheikët”/ Vuri shaminë në Dubai, Ivanka fut në telashe presidentin Trump (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 18 February 2020

Ivanka Trump u shfaq me shami, duke ngjallur debate të forta. 38-vjeçarja ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është pjesë e “Forumit Global të Grave” të mbajtur në Dubai.

Ajo është edhe këshilltarja speciale e forumit dhe gjatë vizitës është takuar edhe me princin e kurorës, Shejh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Ivanka është fotografuar e veshur me shami në Xhaminë e Madhe të “Shejh Zayed”. Por fotografitë e saj kanë ngjallur një reagim të ashpër duke e akuzuar atë për mbështetje false për gratë myslimane.

-Advertisement-

Disa mbështetës të Donald Trump u shprehën se ajo duhej të merrte një qëndrim dhe të bënte një protestë, në vend që të përpiqej të kënaqte udhëheqësit myslimanë.

Të tjerët mendonin se ajo ishte thjesht duke treguar respekt për një vend adhurimi dhe nuk kishte të bënte çështja as pro as kundër shamisë,

Disa të tjerë komentuan se ajo është e gatshme t’i përmbahet traditave myslimane dhe e gatshme të flasë me babanë e saj për islamofobinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera