Rozë

A po i jep fund aktrimit “Sulltanesha”?

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 28 June 2017

Sulltanesha Aishe del në pension?!

Aktorja e njohur turke e cila ka pasur karrierë bujshme duke u bërë pjesë e projekteve më të rëndësishme kinematografike të Turqisë, Nebahat Çehre si duket është lodhur nga ky profesion.

Tani në moshën 73 vjeçare, ajo ka refuzuar të jetë pjesë e projekteve të reja. Çehre e cila deri më tani ka realizuar 125 filma, për mediat turke ka thënë se nuk don më të luajë.

-Advertisement-

Dyert në karrierën e aktrimit Nebahat Çehre-s, iu hapën qysh nga viti 1960 kur fitoi çmimin Miss Turqia, ky çmim i mundësoi asaj që të marrë oferta të ndryshme në kinema.

Çehre luajti edhe në serialin “Sulltani-Shekulli i madhërishëm”, i cili u dha në RTV 21, aty shfaqet në rolin e Sulltaneshës Ajshe përkatësisht nënës së Sulltan Sylejmanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera