Lajme

Po hetohet “Besa Trans”, Policia hyn në ambientet e kompanisë së autobusëve

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 23 November 2021

Policët maqedonas kanë hyrë në ambientet e kompanisë “Besa Trans” në Shkup, për shkak të aksidentimit të autobusit të saj në Bullgari, ku humbën jetën rreth 46 persona.

Kompania aktualisht është e mbyllur dhe sipas gazetës bullgare, Trud, pronari i kompanisë së autobusëve është shqiptari Azdren Ziberi, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve jozyrtare, Besa Trans kishte zyra edhe në Kyustendil të Bullgarisë.

-Advertisement-

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo gabim njerëzor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera