Lajme

Po hetohej për dhunim, policia ia gjen armën pa leje

Autori: Islam Morina 17:32 | 29 July 2021

Personi i dyshuar i cili po hetohej për dhunim kishte shtënë me armë zjarri në ajër, e që ky rast ishte incizuar dhe video kishte përfunduar në duart e policisë, me ç’rast me urdhër të prokurorit kanë bastisur të dyshuarin dhe ia kanë konfiskuar armën pa leje, shkruan Gazeta Infokus.

Ndaj këtij të dyshuari tashmë prokurori i shtetit ka iniciuar rast për konsumim të veprave penale, kurse rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

“Mbajtje ne pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës si dhe Shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm
Prizren, 29 korrik 2021
Hetuesit e sektorit rajonal te hetimeve në Prizren, gjatë hetimit të rastit te (VP Dhunim) në rrugë operativo-hetimore, ka siguruar një video incizim, ku shihet i dyshuari A R i datëlindjes 1977, duke shtënë me armë zjarri. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast, për konsumim të veprave penale.
Ne lidhje me ketë rast Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhëresë me shkrim për bastisje të shtëpisë së të dyshuarit.
Më datë 29.07.2021 është zbatuar urdhëresa e Gjykatës Themelore-Prizren. Gjatë bastisjes është gjet dhe sekuestruar një pistoletë TT, me nr. serik J-130733 dhe një karikator i zbrazët i pistoletës, të cilat i kishte në posedim i dyshuari pa leje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti hetohet në procedurë të rregullte, nga SRH-Prizren”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera