Lajme

A po heP-ja, Bujar Osmani dhe Artan Grubi? (Cicërimë)

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 23 June 2017

Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Cvetin Chilimanov, gazetar mbështetës i OBRM-PDUKM-së, ka publikuar dokumente ku përmenden emrat e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, të jenë të përfshirë në hetimet e PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas dokumenteve, Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar të dhëna për Artan Grubin dhe një numër personash tjerë me të njëjtin mbiemër, që besohet se janë familjar të tij. Të njëjtën gjë PSP-ja e ka bërë edhe për Bujar Osmanin dhe një numër personash me të njëjtin mbiemër, gjithashtu besohet se janë familjar të tij.

Në dokument nuk shihet data e dorëzimit të kërkesës dhe institucioni ku PSP-ja i ka kërkuar të dhënat për personat e lartëpërmendur./Telegrafi/

-Advertisement-

View image on Twitter

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera