Lajme

Po hapnin një varr të ri, Prizrenasi has në mbetje mortore

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 11 November 2022

Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se gjatë hapjes së varrit ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë njësitë përkatëse kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore nga vendi i ngjarjes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera