Lajme

Po e sfidonte veten në garën më të madhe të çklismit, vdesi 40 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 11 March 2018

Një çiklist ka ndërruar jetë ndërsa po sfidonte vetën në garën më të madhe në botë të çiklizmit e njohur si Cycle Tour Cape Town.

Sipas mediave të huaja, vdekja e tij ndodhi pasi u përfshi në një aksident, gjatë një turme prej rreth 20 pjesëmarrësish të tjerë në garën M3 në kodrën Wynberg, njofton Klan Kosova.

Organizatorët konfirmuan aksidentin dhe vdekjen e çiklistit 40 vjeçar.

-Advertisement-

“Një nga çiklistët, mashkull 40 vjeçar, mori trajtim të menjëhershëm mjekësor, por, tragjikisht, plagët e tij u vërtetuan fatale”, thanë zyrtarët.

Tani në vitin e saj të 40 të, turneu i Cycle Tour Cape Town mbledh rreth 35 mijë çiklistë si pjesëmarrës për çdo vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera