Lajme

A po e bojkoton Lutfi Haziri LDK-në? (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 16 May 2017

Në konferencën për gazetarë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me drejtuesin e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ku e nënshkruan marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, nuk ishte I pranishëm nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shkruan portali Zeri.info.

Afër Mustafës u pa kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, nënkryetari Agim Veliu, si dhe Kujtim Shala, por jo edhe Haziri, emri i së cilit deri dje lakohej si kandidat i LDK-së për kryeministër.

Por, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së sot u vendos që kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera