Fun & Video

Po bënte fotografinë e patentës, 25 vjeçarja harron të heqë maskën

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 03 March 2021

Lesley Pilgrim, 25 vjeç, ndërsa po bënte fotografinë për patentën harroi të hiqte maskën nga fytyra. Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte foton e dytë.

Një javë më vonë, kur mori patentën Lesley e kuptoi se fotografi kishte shtypur foton e parë në të cilën ajo ishte me maskë.

ID-ja mund të jetë e vlefshme, por autoritetet i kanë kërkuar asaj që ta zëvendësojë falas.

-Advertisement-

Lesley tha:” Në fillim thjesht po e shikoja dhe mu desh pak kohë ta kuptoja. Pastaj fillova të mendoj, ‘Oh Zot, si një studente e drejtësisë unë e di që kjo nuk është e ligjshme.”

“Nëse unë ja jap këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rreme dhe unë do të jem në telashe.”

“Unë ja dërgova miqve të mi e shqetësuar dhe i pyeta se si të veproja, ndërsa ata të gjithë qeshën me mua,” shtoi ajo.

Unë jam e lumtur që ju të gjithë mendoni se është qesharake, por unë dua të qaj pasi duhet të kthehem dhe një herë në radhë për ta zëvendësuar.”

Pavarësisht se mendonte që është e paligjshme, Lesley e ka përdorur atë dy herë ndërsa pret për letërnjoftimin e ri.

Ajo tha :” Herën e parë që ja dhashë një kamarieri, ai nuk më tha gjë dhe mendova kjo është qesharat.”

Ndërsa herën e dytë ai më tha :” Oh ti ke harruar të heqësh maskën,” dhe pastaj vazhdoi punën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera