Lajme

UP po bën përpjekje për plotësimin e kushteve për akreditim të 38 programeve të pezulluara

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 07 July 2017

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke bërë përpjekje që të plotësojë kushtet e parashtruara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në mënyrë që të fitojë të drejtën për të regjistruar studentë në afatin e shtatorit në programet që janë pezulluar nga kjo agjenci.

Nga 194 programe të studimit në Universitetin Publik, Agjencia e Kosovës për Akreditim ditë më parë ka pezulluar 38 programe të studimit në UP për shkak të mosplotësimit të kushteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, në institucionet private janë pezulluar 93 programe.

-Advertisement-

Përveç kushteve teknike, këto programe nuk kanë plotësuar edhe kushtin tjetër, të kenë 3 doktorë shkence.

Prorektori për cilësi në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, ka deklaruar se janë optimist se përmes angazhimit do ta arrijnë një objektiv të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera