Lajme

Po bashkëjetonte me një person, 16-vjeçarja nga Skenderaj shkon në QKUK për të lindur

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 27 April 2021

Një vajzë e mitur nga fshati Mikushnicë e Skenderajt ka shkuar për të lindur në QKUK, në repartin e gjinekologjisë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim.

-Advertisement-

“Fsh. Mikushnicë, Skenderaj 2020 – NN. Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raport./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera