Lajme

Plumba në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 December 2018

 

Oficerët Doganor kanë kapur të premten një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport, transmeton Gazeta inFokus.

Në një komunikatë të lëshuar për media, zyrtarët doganorë bëjnë me dije se në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania.

-Advertisement-

Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes.

“Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, njofton komunikata.

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera