Lajme

Pllana: Ndryshuan çmimet e barnave gjatë pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 02 December 2020

Gezime Pllana, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së para komisionit Hetimor Prlamentar ka thënë se kanë filluar përgatitjet pas muajit shkurt për furnizim me material, dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK-së.

“Kërkesa ka qenë shumë e madhe edhe sot vazhdon të jetë e lartë, njësitet e kërkesës kanë qenë e para e Infektives. Jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar Covid të jetë i mbuluar me veshje të personelit”, theksoi ajo.

Pllana është pyetur nëse ka pasur kontrata valide para përhapjes së pandemisë për doreza, maska dhe qese për kufoma.

-Advertisement-

“Qese për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë në listën esenciale. Sa i përket dorezave dhe maskave, ne kur ka filluar pandemia ka pasur kontrata të lidhura. Në momentin që ka pasur kontratë valide, ka pasur furnizim”, tha ajo.

Pllana theksoi se gjatë pandemisë kanë vërejtur ndryshim të çmimeve, dhe se këtë tha se arsye janë kërkesat e mëdha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera