Sport

Plisat vijnë me një reagim pas fitores së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 05 May 2021

Prishtina arriti sot fitore të rëndësishme pasi mposhti Besën me rezultat 3-0, duel ky i javës së 33-të në elitën e futbollit vendor, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj fitore skuadra nga kryeqyteti vazhdon të mbaj kreun e tabelës me 72 pikë.

E kësaj fitore të Prishtinës, padyshim që i janë gëzuar shumë edhe tifozët e saj ‘Plisat’,

-Advertisement-

Ata me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook kanë dalë në përkrahje të ‘bardhekaltërve’, duke thënë se do ia dalin të shpallën kampion.

“Djelmoshat bardh e kaltër vazhduan sot me sukses rrugëtimin drejt titullit kampion, ku sot shënuan fitore në Pejë kundër Kf Besës me rezultat 3:0!

Kanë mbetur edhe 3 ndeshje , 3 finale drejt titullit kampion, së bashku i’a dalim.

Forca PRISHTINË, ti je KAMPIONE”, thuhet në postimin e Plisave, të cilin e gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

Djelmoshat bardh e kaltër vazhduan sot me sukses rrugëtimin drejt titullit kampion, ku sot shënuan fitore në Pejë kundër…

Posted by Plisat on Wednesday, May 5, 2021

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera