Lajme

Plisat tregojnë se ku i kanë dërguara ndihmat për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 29 November 2019

Grupi i tifozëve “Plisat” ka shprehur falënderim të gjithë qytetareve të cilët i kanë përgjigjur kërkesës së tyre për të grumbulluar ndihma për të mbijetuari e tërmetit në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, “Plisat” kanë  thënë se të gjitha ndihmat e grumbulluar i kanë dorëzuar në kampin e krijuar në Prizren, për familjet e strehuara në Kosovë dhe në depon e Halil Kastratit.

“Nuk kemi fjale ta shprehim falenderimin qe e kemi per qytetaret e Prishtines e tere Kosoves per menyren si jane pergjigjur ndaj kerkeses sone per ndihme. Pervec tragjedise qe na ka kapur te gjitheve, jemi tejet te emocionuar me afersine qe e kemi ndjere ne si grup me te gjithe juve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më poshtë gjeni të plotë njoftimin e tyre./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftim

Nuk kemi fjale ta shprehim falenderimin qe e kemi per qytetaret e Prishtines e tere Kosoves per menyren si jane pergjigjur ndaj kerkeses sone per ndihme. Pervec tragjedise qe na ka kapur te gjitheve, jemi tejet te emocionuar me afersine qe e kemi ndjere ne si grup me te gjithe juve.

Pas nje aksioni maratonik te Plisave, sot pas konsultimeve me autoritetet shteterore, te gjitha ndihmat e grumbulluara i kemi dorezuar ne kampin e krijuar ne Prizren.
Mbreme nje pjese te madhe te ndihmave e kemi dorezuar ne familjet e strehuara neper Kosove, ne kampin e Prizrenit, ne depon e Halil Kastratit e gjithandej ku shfaqej nevoja.
Sot, nga salla 1 tetori i kemi dorezuar te gjitha ushqimet, veshmbathjet dhe gjerat higjienike ne kampin e Prizrenit dhe tash per tash perfundon aksioni yne i kesaj forme.

Ne do te vazhdojme aksionin tone ne te gjitha format tjera te cilat na kerkohet, ne koordinim me autoritet shteterore te cilat tashmë duhet ta marrin situaten ne kontrolle. Shembull i tille ishte dergimi i psikologeve ne Shqiperi për trajtimin e te prekurve.

Per te gjitha veprimet tona te radhes do t’ju njoftojme me kohe.

Perhere te bashkuar, perhere te gatshem te sherbejme per shqiptaret ku do qe jane.
Shqiperi te qofshim fale! Kosova eshte Shqiperi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera