Lajme

Plisat kërkojnë urgjentisht ushqim për të strehuarit tek salla “ 1 Tetori ” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 28 November 2019

Tifo grupi “Plisat” nga Prishtina, janë vazhdimisht në aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Madje ata para pak qasteve kanë bërë një njoftim në rrjetin social facebook, ku tregojnë që shumë familje janë duke ardhur nga Shqipëria për strehim, dhe ju duhet urgjentisht ushqim, shkruan gazeta inFokus.

“Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojme me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje.

-Advertisement-

LUSIM të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen tek salla 1 tetori(jemi brenda në sallë)
LUTENI që mundësisht të sillni ushqim të gatshëm – Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara”, kanë shkruar Plisat./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera