Lajme

Plenkoviq nga Prishtina: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 15 November 2021

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot ka vizituar Kosovën. Ai ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një mënyrë për ta arritur marrëveshjen.

“Të gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut, respektimin e marrëveshjeve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë”, është shprehur Plenkoviq.

-Advertisement-

Plenkoviq, theksoi se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai deklaroi se të dy vendet do të angazhohen për bashkëpunim ushtarak.

I pyetur se a duhet Serbia të shkojë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka theksuar se në fund duhet të vijë edhe deri pika e njohjes reciproke Prishtinë-Beograd.

Tutje, Plenkoviq është shprehur se e përkrahin tërësinë territoriale të Kosovës, por edhe njohjen me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera