Lajme

PLE kërkon anulimin e votave në vendbanimet serbe në të cilat nuk jeton komuniteti rom

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 22 February 2021

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe, në të cilat nuk jeton komuniteti rom, pas dyshimeve lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik Lista Serbe në bashkëveprim me subjektin politik “Romani Iniciativa”.

Në një reagim për media thuhet se ndikimi i dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të subjektit politik Romani Iniciativa nën dirigjimin e Listës Serbe rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve, si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë.

PLE kërkon nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të vendoset manifestimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe të evitohet dëmtimi i mundshëm i vet procesit zgjedhor në përgjithësi.

-Advertisement-

Gjithashtu PLE iu bën thirrje qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë dhe jashtë saj që të jenë të qetë dhe të matur dhe mos të bien në provokime të individëve apo grupeve të caktuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera