Lajme

Plasin shakatë me aksionin e djeshëm për konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 18 May 2021

Aksioni i djeshëm për konfiskimin e drogës në komunën e Lipjanit, u kthye në humor nga qytetarët në grupe të ndryshme në rrjete sociale.
Në shumë nga batutat, u përdorën thënie të bosit të drogës, kolumbianit Pablo Eskobar, shkruan Reporteri.net

‘Biznesin me drogë e fillova në qytetin e Lipjanit. – Pablo Escobar –“ është një nga ‘meme-t’ e publikuara në rrjete sociale.

-Advertisement-

Madje qytetarët kanë ironizuar edhe me mungesën e vaksinave, duke postuar fotografi nga aksioni me mbishkrimin “Mbërrin një kamion me vaksina, donacion nga Kolumbia”,

Edhe citati i famshëm i kryeministrit Kurti për Çakorrin, Zhlepin dhe bajrakun, u përshtat me ngjarjen e ditës së djeshme.

“Kolumbia, Kolumbia, Meksika, Meksika. Tap Lipjani e lshut bajrakun”, është një nga batutat.

Disa nga shakatë më interesante, mund t’i shihni në fotografitë e mëposhtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera