”Plasin” infektimet në Europë e SHBA, alarmi: Përse varianti BA.5 është i rrezikshëm!
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 14 July 2022
Varianti i fundit i Omicronit, BA.5 konsiderohet shkaku i rritjes së infektimeve në Europë e SHBA.
Në pjesën më të madhe të pandemisë, i vetmi lehtësim ishte se në rastin e prekjes nga Covid 19, për një periudhë kohe nuk do të infektoheshe më.
Por gjithmonë e më shumë tani, po shtohen rastet që tregojnë se riinfektimi mund të ndodhë disa herë e shpejt madje, dhe kjo për shkak të nënvariantit që po kthehet ngadalë në shtamë dominues.
“Virusi po qarkullon lirisht dhe vendet nuk po e menaxhojnë në mënyrë efikase barrën e sëmundjes në kapacitetet e tyre sa i takon hospitalizimit të rasteve akute dhe numrit të madh të personave me probleme të lëna nga sëmundja, që njihet ndryshe si Covidi i gjatë. BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit”, tha Tedros Ghebreyesus, shef i OBSH.
Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se BA5 është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve. Ai është variant simotër i llojit Omicron, që ka qenë mbizotërues në mbarë botën qe nga fundi i vitit 2021 dhe ka shkaktuar rritje të shkallës së infeksionit në pjesë të Europës, Australisë dhe Afrikës së Jugut, ku edhe është gjetur për herë të parë.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me koronavirus në botë, është në rritje për katër javë rresht.Ashtu si varianti i tij simotër, BA.4, edhe BA.5 arrin të shmangë mbrojtjen imune, të siguruar ose nga vaksinimi, ose nga infeksioni i mëparshëm.
Për këtë arsye, “BA.5 ka avantazh në rritje ndaj nënvarianteve të tjera të Omicronit që janë duke qarkulluar. Për shumë njerëz, kjo do të thotë riinfektim, në shumë raste edhe pas një kohe të shkurtër.
Numri në rritje i rasteve ka shkaktuar më shumë shtrime në spital në disa vende, por numri i vdekjeve nuk është rritur në mënyrë dramatike. Shkencëtarët tashmë po tërheqin vëmendjen edhe për variantin BA.2.75 – i identifikuar për herë të parë në Indi – i cili ka një numër të madh mutacionesh dhe po përhapet me shpejtësi.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...