Lajme

Plas sherri në oborrin e shkollës, adoleshenti dhunon me rripin e pantallonave 17- vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 24 September 2017

Sherri për motive të dobëta mes dy të rinjve brenda ambienteve të gjimnazit në Tiranë ka përfunduar me një të lënduar dhe një në hetim në gjendje të lirë.

Burimet nga Komisariati numër 3 i Policisë në Tiranë bënë me dije se më datë 22.09.2017, në prani të psikologut dhe mësuesit kujdestar u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 18 banues në Tiranë.

Ky i fundit është nxënës në vitin e tretë në një shkollë të mesme në kryeqytet, dhe para dy ditësh, pra ditën e premte, rreth orës 11:30, në oborrin e shkollës së mesme, ka rrahur e goditur me rrip mesi, në kokë dhe trup, nxënësin e shkollës R. S, 17 vjeç banues në Tiranë.

-Advertisement-

Ngjarja sipas bluve ka ndodhur për motive të dobëta. I riu po hetohet në bazë të akuzës që parashikon Neni 89 i Kodit Penal. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera