Plas sherri në LSI pas ikjes së Metës, reagon Monika Kryemadhi
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 02 Maj 2017
Pas ikjes së Ilir Metës, Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet zv.kryetare e parë e LSI. Zyrtarisht ajo do të jetë numri 2 në LSI, pas Petrit Vasilit, që do të jetë kryetar.
Por bashkëshortja e Ilir Metës sot ka shpërthyer në një status në Facebook, kundër Luan Ramës. Ky i fundit aktualisht është drejtues i grupit parlamentar të LSI.
Shkak është bërë një deklaratë e Luan Ramës që pranonte se duhej paguar gjoba e LSI për përfaqësimin e femrave në listat për deputete. KQZ mori vendim të gjobisë LSI sepse kishte më shumë gra se ç’parashikon ligji. Luan Rama kishte menduar se gjoba duhej paguar dhe këtë e shprehu në një deklaratë për mediat.
“Paradoks i ligjit! Po është një gjobë që ja vlen ta paguash për shkak të mesazhit që përcjell dhe vlerës që përfaqëson lista e LSI-së në qarkun e Tiranës”
Deklarata e tij ka prekur Monika Kryemadhin që për t’i treguar se nuk ishte dakort, ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht.
Monika Kryemadhi nuk ka pritur reagimin e kryetarit, duke shpërfillur në këtë rast Petrit Vasilin. Në statusin e saj në Facebook ajo shkruan:
Ndjej keqardhje dhe revolte kur shoh qe dhe nje drejtues i larte i partise ku une bej pjese mendon se perfaqësimi i grave ne parlament eshte ceshtje kuotash.
Te kerkoj te terhiqesh nga ky vendim dhe te bashkohesh me qendrimin tim dhe te te gjithe grave dhe vajzave te LSI qe kane punuar dhe punojne me zell dhe devotshmeri per nje Shqiperi me te mire
Do të ishte normale që Kryetari i Grupit Parlamentar të korrigjohej nga Kryetari i Partisë, pra Petrit Vasili. E njëjta situatë ka ndodhur edhe më parë, dhe ka qenë Ilir Meta që ka korrigjuar Luan Ramën, kur ky ka shprehur mendimin e tij personal dhe jo të partisë. Në këtë rast, kërkesa për reflektim ka ardhur nga Monika Kryemadhi.
Situata në LSI është krijuar pas vendimit të Ilir Metës për të pranuar postin e presidentit. Pak ditë më parë, Meta dorëzoi teserën e partisë dhe të gjitha funksionet. Askush nuk e besoi se ai do ta linte partinë në dorë të Petrit Vasilit kaq lehtë, dhe duket se Luan Rama po bëhet shembull. Nëse LSI tani vendos ta ankimojë gjobën e KQZ, është e qartë sa vlen mandati i Petrit Vasilit për kryetar, pasi vendimet reale do t’i marrë tjetërkush në parti./ Lapsi.al
Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:
Une mendoj dhe besoj se LSI nuk eshte parti kuotash dhe as vasale e asnje institucioni shteteror. E them kete me bindje sidomos pasi u njoha me deklaraten e Luan Rames i cili u shpreh i gatshem te paguaje gjoben qe KQZ ka vene per shkak se 3 emrat e pare ne listen e kandidateve per deputete te LSI jane gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revolte kur shoh qe dhe nje drejtues i larte i partise ku une bej pjese mendon se perfaqësimi i grave ne parlament eshte ceshtje kuotash.
Jo i dashur Luan, LSI eshte parti vlerash dhe nuk i ndan ato ne baze te gjinise, por te kontributeve. Gjoba qe je treguar i gatshem te paguash ne KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si nje akt diskriminimi per punen dhe angazhimin qe keto gra e vajza kane dhene per LSI. Gje qe ti dhe une e dime me mire se cdo KQZ apo institucion tjeter. Ndaj si mike dhe bashkepuntore te kerkoj te terhiqesh nga ky vendim dhe te bashkohesh me qendrimin tim dhe te te gjithe grave dhe vajzave te LSI qe kane punuar dhe punojne me zell dhe devotshmeri per nje Shqiperi me te mire. Sepse jane pjese e asaj liste jo vetem sepse e meritojne, por sepse me kontributin e tyre do te jene aktive per te ndertuar nje jete me te mire per te gjithe ne.
Mikja dhe bashkepuntorja jote Monika Kryemadhi.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































