Sport

Plas sherri në Francë, tifozët e PSG ‘përleshen’ me ata të Galatasaray (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 11 December 2019

PSG-ja do të presë në shtëpi Gallatasarain ditën e sotme, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tifozë të shumtë kanë udhëtuar nga Turqia, për të mbështetur ekipin e tyre në këtë transfertë të vështirë, ku shpresojnë në një rezultat pozitiv për të kapur të paktën vendin e tretë. Megjithatë pavarësisht se duhet edhe pak minuta të nisë ndeshja, tifozët e kanë nisur ndeshjen e tyre.

Tifozët e Gallatasarait janë përplasur fizikisht me ata të PSG-së, pikërisht në qendër të Parisit. Të dyja palët nuk i kanë kursyer grushtet në drejtim të kundërshtarit. Është dashur ndërhyrja e policisë, që situata të qetësohet disi, duke përdorur gazin lotsjellës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera