Rozë

Plas sherri mes Capital T e Mozzik

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 02 December 2020

Duket se ka ‘krisje’ të raporteve mes Capital T dhe Mozzik.

Reperi Capital T para pak ditësh bëri një ‘freestyle’ në emisionin “Gjoni Black”.

Ndër të tjera, ai në vargjet e këngës tha “Ma reper se ti është Lori”, duke aluduar të gjithë se ishte ‘diss’ për Mozzik.

-Advertisement-

Se a kishte të bëjë ajo fjali me Mozzikun ende nuk dihet, por veprimi i këtij të fundit tregon shumë.

Në një postim në Instagram, Mozzik shkroi “Hustle baby Hustle”, gjë që u mor si kundërpërgjigje për Capitalin. Ndërsa, Loredana më nuk e ka në listën e ndjekësve Capitalin, teksa ky i fundit nuk e ndjek më Mozzikun.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera