Rozë

Plas grushti mes motrave Kardashian, Kourtney gjuan me shishe Kim dhe më pas… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 25 March 2020

Tashmë rivaliteti mes motrave Kardashian është i dukshëm. Vajzat që njihen në mbarë botën për format e tyre seksi, herë pas here kalojnë edhe momente të acaruara dhe me sherre.

Motra e Kim, Kourtney është përballur së fundmi fizikisht me 39-vjeçaren dhe e ka fyer atë gjatë një argumenti në “Keeping Up With The Kardashians”.

Së fundi është publikuar një video më e gjerë e asaj që na pret në episodin e radhës. Në një trailer të ri për show-n, motrat shihen duke bërtitur me njëra-tjetrën, ndërsa debati degjeneron në fyerje për të pasmet e “shëndosha” të Kim.

-Advertisement-

Në klipin dramatik, Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike.

Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi të gjithë këtë zënkë, por Kourtney, 40 vjeç, duket se provokon Kim-in, duke i hedhur sipër shishen me ujë kokosi përpara se ta pyeste: “Nuk ke asgjë për të thënë?”

E pranishme është edhe Khloe e cila mundohet t’i ndalë motrat por më kot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera