Sport

Plas “bomba”: Dybala dhe lojtarë të tjerë do të largohen nga Juventusi!

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 16 May 2019

“Bomba” vjen nga Argjentina, ndërkohë që pritet të takohet presidenti Agnelli me Allegrin për të diskutuar mbi të ardhmen e trajnerit. Gustavo Dybala njofton lamtumirën e mundshme të vëllait të tij nga Juventusi. Duke folur në programin “Futbolemico” të “Radio Impacto Cordoba”, vëllai i futbollistit të “Zonjës së Vjetër” nuk e fshehu humorin e keq të Paulo në Torino dhe konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndryshuar mjedis:

“Ka shumë shanse që Paulo të largohet nga Torino, duhet të ndryshojë. Ai ishte shumë i kënaqur në Itali, por tani jo më, si shumë lojtarë të tjerë të Juventusit. Paulo nuk është i vetmi, që do të largohet. Nga ana e tij nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë te mosaktivizimi dhe Paulo është i ri për të qëndruar në stol…”

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e Dybala mund të jetë tek Atletico Madrid, që e sheh numrin 10 të Juventusit si zëvendësues ideal të Griezmann. Përveç “rojiblanco”, sipas “Tuttosport”, klubet e tjera europiane, si Bayern Munich, Manchester United dhe PSG, janë po ashtu të interesuar. Pa lënë mënjanë plotësisht hipotezën e Interit, në një shkëmbim me Icardi. Bardhezinjtë shpresojnë të fitojnë 100 milionë euro e më shumë prej tij. Me pak fjalë, shitja e argjentinasit nuk mund të përjashtohet aspak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera