Lajme

Plantacioni dy tonësh i drọgës në Pejë, këta janë personat që u arratisën e po i kërkon Policia

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 15 October 2024

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona si të dyshuar për përfshirje në kultivimin e rreth dy ton kanabisi, të cilat u sekuestruan nga Policia javë më parë përmes një operacioni të madh të organizuar nga Prokuroria e Pejës.

Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar:

•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

-Advertisement-

•Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Albano Saliu i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:

[email protected]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera