Fun & Video

Planifikuan “treshe” në mbrëmje! Nëna e 3 fëmijëve qëllon për vdekje 29-vjeçarin vetëm pse ai refuzoi ta puthte

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 21 October 2021

SHBA- Një nënë e tre fëmijëve nga Illinois ka qëlluar për vdekje një burrë – pasi ai dhe e dashura e tij kishin refuzuar ta puthin.

Claudia Resendiz-Florez, 28-vjeçe, sapo ishte vendosur në një shtëpi me James P. Jones, 29-vjeç dhe të dashurën e tij, kur dashuria mes treshes u komplikua dhe si rezultat ndodhi edhe vrasja, transmeton Telegrafi.

Që të tre po pinin së bashku gjatë të mërkurës mbrëma, kur Resendiz-Florez i kërkoi Jones që ta puthë – gjë që refuzoi ta bëjë, kështu puthjen ia dhuroi partneres.

-Advertisement-

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i kishte kërkuar edhe puthje edhe të dashurës së Jonesit, e cila gjithashtu refuzoi.

Kur ajo këmbënguli ta bëjnë dhe ata sërish refuzuan, e nervozuar me këtë vendim të tyre mori armën dhe e qëlloi në gjoks, ku nga plagët e marra ndërroi jetë rrugës për në spital.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera