Lajme

Plani urbanistik i Himarës, Greqia reagon ashpër dhe tund ‘këmbanën e integrimit’

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 31 Gusht 2017

Ministria e Jashtme greke e quan shkelje të të drejtave të minoritarëve planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës.Mbledhja e zhvilluar në fshatin Kuç, që nisi me tensione deri në largimin e përfaqësuesve të PBDNJ-së, është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas.

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit”, ka deklaruar zëdhënësi gjatë një konference për shtyp.Protestues me në krye Fredi Belerin, kryetarin e Omonias në  Himarë dhe biznesmenin Nikollaq Neranxi u përpoqën të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Plani më pas u miratua nga këshilltarët e PS-PD e LSI, të cilët diskutuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës, që pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë./Tch

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy