Lajme

Plani shtatë pikësh i Trump për Lindjen e Mesme refuzohet nga Palestina

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 29 January 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpalosi planin e tij për Lindjen e Mesme. Ai këtë plan e shpalosi në Shtëpinë e Bardhë para kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanjahu. Trump deklaroi se kjo mund të jetë mundësia e fundit për palestinezët.

Ky është plani i Trump prej shtatë pikash:

  1. Shtetet e Bashkuara do të pranojnë sovranitetin e Izraelit mbi territorin që Trump e sheh si pjesë të Izraelit. Plani përmban një hartë që ilustron kompromiset territoriale që Izraeli është në gjendje të bëjë.
  2. Harta do i jep Palestinës më shumë se dyfishin e territorit Palestinez dhe i garanton një kryeqytet në Jeruzalemin lindor, ku Trump thotë se do të hapë një ambasadë. Ky plan sipas Trump i jep Palestinës kontroll të mbi 15% të asaj që quhet “Palestina historike”.
  3. Jeruzalemi do të mbetet kryeqytet i Izraelit dhe i pa ndarë.
  4. Mundësi që palestinezët të kenë shtet të vetin.
  5. Asnjë izraelit apo palestinez nuk do te largohet nga shtëpia e tyre. Duke nënkuptuar se vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli do të mbeten.
  6. Izraeli do të bashkëpunojë me mbretin e Jordanisë për tu siguruar që vendi i shenjt i njohur nga izraelitët si Tempulli Mount dhe nga muslimanët si al-Haram al-Sharif, do të mbrohet. Jordania administron besimin fetar që administron atë.
  7. Territori i ndarë për palestinezët në hartën e Trumpit do të mbetet i hapur dhe i pa zhvilluar për 4 vjet. Gjatë kësaj kohe palestinezët mund të studiojnë marrëveshjen, të negociojnë me Izraelin dhe të arrijnë kriteret për shtetësinë.

Presidenti Palestinez, Mahmoud Abbasi e quajti këtë plan konspiracion.

-Advertisement-

Ai i tha Trumpit dhe Netanjahut se Jeruzalemi dhe të drejtat e palestinezëve nuk është në shitje. Ai shtoi se konspiracioni i tyre nuk do të kalojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera