Lajme

“Plani që do afrojë rajonin dhe BE-në”, Von der Leyen zbardh takimin me Ramën

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 27 June 2023

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zbardhur detaje nga takimi që ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen shkruan se fokusi ka qenë mbi Ballkanin Perëndimor dhe progresin e Shqipërisë drej BE.

“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri në rritje për Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” shkruan Von der Leyen në twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera