Lajme

Plani i Qeverisë që sivjet të bëjë 101 ligje, vlerësohet i parealizueshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 29 January 2024

Zyra e Kryeministrit bashkë me ministritë kanë për synim të bëjnë dhe t’i miratojnë plotë 101 ligje këtë vit në Kuvend.

Sipas programit legjislativ që u miratua këtë javë, vetë ZKM-ja i ka të planifikuara 17 projektligje, pasuar nga Ministrja e Infrastrukturës me 16, ajo e Financave 15, MPB-ja 14, MD-ja 13 dhe të tjerat nga pesë, tre e dy projektligje.

Bile MD-ja të parin e ka listuar Kodin Civil, që vazhdon me ngulm të kundërshtohet nga disa deputetë të pushtetit, por që dikasteri që udhëheq Albulena Haxhiu, ka vendosur ta rikthejnë atë në këtë qershor.

-Advertisement-

Por ky institucion nuk ka treguar nëse ka garanci që i njëjti mund të kalojë së paku në vitin e fundit të mandatit.

Në sy bie edhe një projektligj i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i sigurimeve shëndetësore që bartet vit pas viti, teksa do të ndryshohet edhe Ligji për Personat e Zhdukur, dhe një sërë të tjerësh.

Megjithatë aspak optimist se krejt ky numër projektligjesh mund të arrijë të miratohet, shprehet Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij e rëndësishme është që të sillen në Kuvend ligje kualitative, e jo veç numër i madh ligjesh që shumica të mos e kalojnë pastaj filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon arsyet pse projektligjet shpesh as s’arrijnë të draftohen në afatet e caktuara.

Në vitin 2023 Qeveria ka arritur të përmbush vetëm 52% të planit të punës në Kuvend, prej së cilës 28% e është miratuar, ndërsa 48% e agjendës në tërësi nuk ka arritur fare të dërgohet në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera