Plani franko-gjerman nuk kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, thotë juristi serb

Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 31 January 2023
Plani franko-gjerman nuk shkel dhe nuk kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, ka thënë profesori universitar serb në Fakultetin Juridik të Novi Sadit, Vladimir Medoviç, duke komentuar iniciativën e fundit amerikano-evropiane për kornizën e re të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Insajderi.
“Ky propozim nuk afekton rendin e brendshëm ligjor të Serbisë”, tha ai në një intevistë për televizionin N1, kur u pyet nga media se në rast të një marrëveshje Kosovë-Serbi në bazë të këtij plani a kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë, në të cilën vazhdohet të mirëmbahet iluzioni i kahershëm serb se kinse Kosova “është pjesë integrale” e Serbisë.
“Serbia ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Brukselit, e cila kishte pasoja më të mëdha ligjore për arsye se policia dhe gjyqësori integroheshin në sistemin ligjor dhe institucional të Kosovës. Tash kemi të bëjmë me çështje që kanë të bëjnë me përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Nëse Gjykata Kushtetuese e Serbisë tashmë ka marrë pozicion në çështjen e Marrëveshjes së Brukselit të 2013’ës – do të thotë, marrëveshjes politike, mendoj se kjo marrëveshje nuk do të duhej të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Këtu jemi thjesht në një fazë të mesme, është një marrëveshje mbi parimeve bazë, deri te një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme”.
Megjithatë, profesori serb, për planin franko-gjerman konsideron “ndonëse nuk përmban njohje, është një hap më afër njohjes”.
“Kjo marrëveshje është hapi i duhur drejt njohjes. Ndalon vetëm pakëz para njohjes. Keni një dispozitë në dispozitat hyrëse që marrëveshja nuk paragjykon çështjet esenciale, përfshirë statusin e Kosovës”, ka thënë ai, raporton Insajderi.
Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në OKB, profesori serb tha se kjo s’është faktor solid i përfundimit të konsolidimit të një shteti.
“Kjo është për Kosovën e rëndësishme në kuptimin e prestigjit politik. Për Kosovën, për stabilitetin e saj, për zhvillimin ekonomik dhe social të saj, është shumë më shumë e rëndësishme që pavarësia e saj të njihet nga ambienti i afërm dhe në Evropë”, tha ai.
Kujtojmë se Serbia vazhdon të kultivojë iluzionin me Kosovës si pjesë integrale të saj në Kushtetutën e Serbisë.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...