“Planet e Serbisë për luftë”, Kurti: I kam kërkuar Këshilltarit të Biden ta rrisë mbështetjen për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 09 October 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse sulmi i 24 shtatorit mbetet i pandëshkuar, “Serbia do ta përsërisë krimin”.
Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” foli gjatë për sulmin e para dy javëve në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se ky akt nxori në pah vështirësitë dhe “nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë”, përcjell Gazeta Express.
“Është e qartë se sulmi terrorist në Banjskë në Zveçan kërcënoi integritetin tonë territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë kombëtare. Gjithashtu, sulmi terrorist nxori në pah vështirësitë, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Pra, nevoja për ndëshkim të hapur – dhe atë me gjuhë të qartë dhe të përshtatshme – si dhe kërkesa e shprehur e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë. Po e përsëris se provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, tha Kurti.
Ai i falënderoi të gjitha vendet që dënuan sulmin si akt agresioni i Serbisë. “I jemi mirënjohës edhe për mbështetjen që na kanë dhënë”, tha Kurti.
Kur iu përmendën kritikat e disa vendeve perëndimore ndaj Kosovës për dialogun dhe u pyet se në ndihmën e kujt po llogarit, Kurti tha se Kosova mbështetet në ndimën e bashkësisë ndërkombëtare.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mban kontakte të rregullta me SHBA-në dhe shtetet tjera anëtare të BE-së, veçanërisht për kërcënimin e fundit serioz nga Serbia. E patë që reagimi i SHBA-së ndaj agresionit të Serbisë ishte i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm. Së fundmi i kam kërkuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Jake Sulivan, që ta rrisë mbështetjen për Kosovën kundër planeve të luftës të Serbisë”, tha Kurti.
“Kosova gjithmonë mbështetet në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ne jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj dyfishuam buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe e rritëm numrin e ushtarëve për 80 për qind. Na duhet një ushtri e pajisur mirë, e cila do ta mbrojë Kosovën me sukses. Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO – është mirëqenia dhe kontributi ynë për sigurinë e rajonit”, shtoi ai.
Kurti tha se pret që gjithçka do të përfundojë domosdoshmërisht me fitoren e Kosovës.
“Lufta kundër krimit dhe terrorit të sponsorizuar nga Serbia vazhdon dhe do të përfundojë domosdoshmërisht me fitoren e vendit tonë të pavarur, të vlerave dhe interesave të tij, të qytetarëve, të të gjitha komuniteteve, pa dallim. Jemi të kujdesshëm, të kujdesshëm, por jo të frikësuar”, tha ai.
“Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Në këtë kuptim, Serbia është si Rusia”, tha Kurti.
Të tjera
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...